Kërkohet armëpushim urgjent, OKB: Një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Gaza

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 12:36 | Bota
Kërkohet armëpushim urgjent, OKB: Një fëmijë vritet

Që nga 8 tetori, dita kur filloi ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit një ditë më parë, mbi 10.000 njerëz janë vrarë në radhët e palestinezëve.

Në këto shifra sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë përfshihen 3,900 fëmijë dhe mbi 2,400 gra.

Agjencitë kryesore të ndihmës së OKB-së dhe organizatat bamirëse ndërkombëtare vijojnë të bëjnë thirrje për një "armëpushim humanitar" të menjëhershëm.

Kjo mund të lexohet në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar, ndër të tjera, nga drejtuesit e Ocha, Unicef, Programi Botëror i Ushqimit, OBSH, Save the Children dhe Care International.

Kjo deklaratë e përshkruan situatën në Gaza si "të tmerrshme" dhe "të papranueshme", ndërsa zyra e Kombeve të Bashkuara njofton se mesatarisht çdo dhjetë minuta në Gaza vritet një fëmijë palestinez dhe dy të tjerë plagosen.

"Për gati një muaj bota ka vëzhguar evolucionin e situatës në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze. Ne lexojmë me tronditje dhe të tmerruar numrin marramendës të jetëve të humbura dhe të plagosurve. Vrasja e tmerrshme e shumë civilëve në Gaza është e rëndë, siç është edhe privimi i 2.2 milionë palestinezëve nga ushqimi, uji, ilaçet, energjia elektrike dhe karburantet. Një popullatë e tërë është e rrethuar dhe nën sulm, e privuar nga aksesi në mallra thelbësore për mbijetesën, bombarduar në shtëpitë e tyre, strehimore, spitale dhe objekte kulti. Kjo është e papranueshme", thuhet më tej në deklaratë.

   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos