“The Charlie Kirk Show” vazhdon, Vance e drejton nga Shtëpia e Bardhë

Nga Xhevahir Qardaku
15 Shtator 2025, 12:05 | Bota

“The Charlie Kirk Show” vazhdon, Vance e drejton nga Shtëpia e

“Show must go on”… Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka njoftuar se do të prezantojë një episod të veçantë të “The Charlie Kirk Show" nga Shtëpia e Bardhë për t'i bërë homazh njeriut që ai e quajti “një mik të ngushtë dhe mentor”.

Episodi do të transmetohet më pak se një javë pas vrasjes së Kirk, e cila ndodhi gjatë një ndalese në turneun e tij në Universitetin Utah Valley, shkruan A2.

“Problemi që kemi është tek e majta”. Kështu iu drejtua medias amerikane Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke u rikthyer te vrasja e aktivistit të krahut të djathtë, Charlie Kirk dhe duke konfirmuar se do të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor të tij në Arizona të dielën e ardhshme.

Trump gjithashtu la të kuptohej se ai tashmë po përdor qeverinë për të hetuar kundërshtarët e tij politikë kur u pyet nëse do t'i hetonte ata pas vdekjes së Kirk.

“Shumë njerëz që tradicionalisht do të quheshin të majtë janë tashmë nën hetim”, u tha Trump gazetarëve.

Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes së Kirk nuk po bashkëpunon me autoritetet dhe nuk ka konfirmuar se ka qenë ai pas armës. Këtë e bëri të ditur guvernatori i Utah, Spencer Cox. I dyshuari, Tyler Robinson, u arrestua 33 orë pas vrasjes së aktivistit politik të djathtë.

Guvernatori shtoi se njerëzit e afërt me Robinson kanë bashkëpunuar vazhdimisht me hetuesit, me një prej tyre edhe personi që thuhet të ketë qenë partner i tij. Gjithashtu konfirmoi se personi në fjalë është në një proces transformimi nga burrë në grua.

Ka dyshime se vrasja e Kirk është motivuar nga qëndrimet e tij politike dhe ato ndaj komunitetit trans. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos