Thellohet kriza politike në Francë, qeveria drejt rënies, sot votëbesimi i Bayrou në parlament

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 11:23 | Bota

Franca, ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës, pritet të zhytet në ujëra edhe më të pasigurt politik nga kjo e hënë, kur kryeministri i 4-rt në 3 vite Francois Bayrou, me gjasë do të dështojë të sigurojë votëbesimin e parlamentit. Rënia e qeverisë do të thellonte paralizën e Francës në një kohë kritike për Europën, e cila po kërkon unitetit për luftën ruse në Ukrainë, përballë një kine dominuese dhe tensioneve tregtare me SHBA. kriza kërcënon gjithashtu aftësinë e Francës për të kontrolluar borxhin publik dhe gjithashtu deficitin qe e ka tejkaluar normën e Bashkimit Europian. Votëbesimi do të zhvillohet pasditen e së hënës.

Pavarësisht bisedimeve frenetike dhe shfaqjeve të shpeshta në media që kur vendosi të hidhej në ring, mes debateve të nxehtë për projektbuxhetin, Bayrou duket se ka dështuar të sigurojë një shumicë.

Liderët e opozitës përgjatë spektrit politik e bënë të qartë se do të votonin për largimin e Bayrou. Nëse 74-vjecare do të humbasë votëbesimin, siç edhe pritet, presidenti Macron do të përballet me detyrën e vështirë të gjetjes së një shefi të ri të ekzekutivit në gjendje për të kaluar buxhetin në parlament, më pak se një vit pasi kreyministri konservator Michel Barnier, pati të njëjtin fat.

Macron deri më tani ka përjashtuar mundësinë e shpërbërjes së parlamentit siç bëri vitin e kaluar. Franca është zhytur në krizë politike që kur Macron thirri zgjedhje të parakohshme në 2024, të cilat rezultuan me një parlament shumë të përçarë. Vetë koalicioni i Macron, i dobësuar që prej 2022-it, pa numrat ti tkurreshin më tej, ndërsa partia Tubimi kombëtar e së djathtës ekstreme doli si fituesja më e madhe. Një koalicion I brishtë mes partive të majta, e që tani është thellësisht I ndarë, doli si blloku më I madh, por asnjë prej kampeve nuk ka shumicën.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos