Themeluesi i kompanisë së modës Mango vdes në një aksident në mal

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2024, 18:38 | Bota

Themeluesi i kompanisë së modës Mango vdes në një

Isak Andic, themeluesi miliarder i firmës së modës Mango, ka vdekur në një aksident të shtunën, shkruan A2 CNN. Lajmin e dha kompania e tij në një njoftim zyrtar për mediat.

Mediat spanjolle raportuan se 71-vjeçari ra në një grykë gjatë një ecje në një vargmal pranë Barcelonës. Sipas “El Pais” djali i tij ishte me të kur rrëshqiti.

Biznesmeni i lindur në Turqi themeloi Mango-n në Barcelonë në vitin 1984; sot kompania e ka shtrirë aktivitetin e saj në 120 shtete. Sipas Forbes, pasuria e Andic ishte 4,5 miliardë dollarë.

CEO i Mango-s, Toni Ruiz, tha në një deklaratë: “Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por të gjithë ne jemi në një farë mënyre, jemi dëshmia e arritjeve të tij. Tani na takon ne që Mango të vazhdojë të jetë projekti që Isak donte që të ishte dhe për të cilin ndihej krenar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos