All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tjetër vrasje e mistershme, paralajmëroi se do të denonconte "korrupsionin gjigant" të Putinit në Mariupol, gjendet i vdekur gazetari rus

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 10:55 | Bota
All - Paragraf - 1

Tjetër vrasje e mistershme, paralajmëroi se do të denonconte

Një gazetar rus, reporter i luftës, në rrethana ende misterioze është gjetur i pajetë në rrugë. Ngjarja vjen fill pas deklaratës së tij se do të publikonte detaje të reja të "korrupsionit gjigant" në qytetin ukrainas të pushtuar nga Vladimir Putin, Mariupol.

All - Paragraf - 3

Sipas mediave ndërkombëtare, trupi i Alexander Rybin, 39 vjeç, u zbulua në anë të një rruge pranë Shakhty, në rajonin Rostov të Rusisë, të shtunën.

Ai është i fundit në një seri vdekjesh misterioze të lidhura me mediat në mes të luftës së presidentit rus kundër Ukrainës. Rybin vdiq pas një vizite në Mariupolin e pushtuar, ku gjatë raportimeve kritikoi regjimin e Putinit për ngadalësinë e tij në rindërtimin e qytetit të shkatërruar nga lufta.

Por kritikoi "korrupsionin gjigant" dhe u zotua të zbulojë më shumë detaje në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin e majtë në internet Rabkor pas kthimit në Moskë.

All - Paragraf - 6

Në vend të kësaj, ai u gjet i vdekur në një autostradë pranë qytetit të Shakhty, i cili ndodhet rreth 20 milje nga kufiri ukrainas dhe 130 milje nga Mariupol. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos