Tmerr në aeroportin e Bergamos, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 16:48 | Bota

Tmerr në aeroportin e Bergamos, burri vdes pasi u thith nga motori i

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë.

Mediat italiane raportojnë se burri u thith nga motori i një avioni të linjës Volotea, që po nisej nga pista e aeroportit.

Viktima nuk është as punonjës i aeroportit dhe as pasagjer, por një person që me sa duket hyri në pistë qëllimisht për t'i dhënë fund jetës. Burri u ndoq nga policia, e cila nuk mundi ta ndalonte ndërsa ai vraponte drejt avionit që ishte tashmë në lëvizje.

Arsyet e aktit të rëndë që ai kreu janë aktualisht të panjohura, ashtu si edhe mënyra se si ai arriti të hynte në pistë nga jashtë aeroportit.

Avioni i përfshirë në aksident është një Airbus A319 i linjës ajrore Volotea, që do të nisej nga Bergamo për në Asturia të Spanjës.

Duket se avioni sapo kishte dalë nga vendi ku ishin imbarkuar pasagjerët, kur ndodhi aksidenti.

Gjatë mbylljes së aeroportit Orio al Serio, disa fluturime hyrëse u devijuan për në Milano- Malpensa, Verona dhe Bolonja. Fluturimet rifilluan më pas në mesditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos