Tornadot sjellin vdekje dhe shkatërrim në jug të Kinës

Nga A2 CNN
6 Korrik 2024, 12:06 | Bota

Tornadot sjellin vdekje dhe shkatërrim në jug të Kinës

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe 88 mbetën të plagosur si pasojë e një tornadoje të fuqishme që goditi rajonin Dongming County në lindje të provincës Shandong në lindje të Kinës.

Tornadoja u formua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi gjithashtu dëme të mëdha materiale, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike.

Të plagosurit u dërguan në spital, teksa ekipet e ndihmës së shpejtë kanë nisur punën në terren për t’iu ardhur në ndihmë personave në vështirësi dhe për të verifikuar dëmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos