Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit Social Truth, ka kritikuar ashpër mediat dhe ekspertët që kanë raportuar se ushtria e tij nuk ka municione mjaftueshëm për luftën kundër Iranit.
“Njerëzit dhe mediat që vazhdojnë të ngrenë zërin mbi faktin se nuk kemi municione (dhe gabohen 100%!), në fakt janë tradhtarë. Ata e bëjnë këtë sepse do të preferonin t'i shihnin Shtetet e Bashkuara të humbisnin një luftë që ne po e FITOJMË lehtësisht, sesa të më shihnin mua të FITOJ!”, shkruan presidenti amerikan, përcjell A2.
Më tej, shton se ushtria ka në dispozicion arsenal të pakufizuar me rreze të mesme dhe gjatë veprimi.
“Po prodhojmë në nivele që nuk janë parë kurrë më parë. Po magazinojmë dhe përgatitemi për gjithçka që mund të ndodhë. Po i mbajmë raketat për vete, në vend që t’i shesim tek të tjerët, por gjithashtu edhe shitjet për aleatët do të rinisin. Dëshiroj që ju ta mësoni, se administrata Biden i ka dhënë më shumë mucione Ukrainës, pas ndonjë kosto, në vend që t’i përdortë në Iran. Qindra miliarda dollarë u janë dhënë Ukrainës dhe NATO-s, falas. Europa do të kishte paguar”, lexohet në statusin e Trump. (A2 Televizion)