Maduro dhe bashkëshortja kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 16:30 | Bota

Maduro dhe bashkëshortja kërkojnë rrëzimin e akuzave

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, i kanë kërkuar gjykatës federale në Manhatan të rrëzojë aktakuzën për trafik droge, duke pretenduar se gëzojnë imunitet sovran.

Avokatët e Maduros argumentojnë se një lider i huaj nuk mund t’i nënshtrohet ndjekjes penale në një gjykatë amerikane për sa kohë që veprimet janë kryer në cilësinë e tij zyrtare. Edhe Flores pretendon se gëzon imunitet si ish-zonja e parë e Venezuelës.

Të dy janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për përfshirje në një komplot për trafikimin e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.

Gjyqtari Alvin K. Hellerstein ka caktuar 17 nëntorin për argumentet mbi kërkesat për rrëzimin e çështjes, ndërsa gjyqi pritet të nisë më 1 qershor 2027. Nëse shpallen fajtorë, Maduro dhe Flores mund të përballen me burgim të përjetshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos