
Tre punonjës të Komisariatit të Policisë Kuçovë janë pezulluar nga detyra pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet shoqërimi me forcë i një qytetari.
Vendimi është marrë menjëherë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita. Të pezulluarit janë inspektorët K. M. dhe D. D., me detyrë pjesë e trupës së shërbimit në Patrullën e Përgjithshme, si dhe inspektori A. M., ndihmësspecialist (SPZ).
Ndaj tre efektivëve, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për dyshimet lidhur me shkeljet “Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës” dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë”.
Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit ka sqaruar gjithashtu se shoqërimi i shtetasit D. T. nuk ka lidhje me pretendimet për kryerjen e punimeve pa leje. (A2 Televizion)