Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 08:01 | Bota

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti

Policia kreu një operacion të madh kundër drogës në Napoli dhe Reggio Calabria, duke nxjerrë urdhërarresti për 40 persona të dyshuar.

Në Kalabri, të dyshuarit ishin anëtarë të tre organizatave kriminale të përfshira në importimin e dërgesave të mëdha të kokainës nga Kolumbia dhe Ekuadori, të fshehura brenda kontejnerëve në anijet tregtare, si dhe në kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës.

Në Napoli, të dyshuarit akuzohen gjithashtu për marrjen e mallrave të vjedhura dhe posedimin dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.

Operacioni i policisë italiane vazhdon, ndërkohë që nuk ka të dhëna për të arrestuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos