Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

Nga A2 CNN
11 Gusht 2025, 16:39 | Bota

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë

Një fëmijë 4-vjeçar, bir i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë pas një goditjeje të rëndë nga i nxehti në Olmedo, provinca e Sasarit.

Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit që po pushonin dhe është futur në makinën e familjes, e parkuar nën diellin përvëlues.

Fëmija është gjetur pa ndjenja brenda automjetit, ku temperatura kishte kaluar 50 gradë Celsius. Ai është transportuar menjëherë në spitalin "Santissima Annunziata" në Sasar, e më pas dërguar me urgjencë në spitalin "Gemelli" në Romë.

Megjithë përpjekjet mjekësore, ai ndërroi jetë mëngjesin e 11 gushtit, pas disa ditësh në koma për shkak të dëmtimeve të parikuperueshme në tru.

Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit rikujtojnë rrezikun ekstrem të goditjes nga i nxehti, sidomos për fëmijët, dhe theksojnë se nuk duhet lënë asnjëherë fëmijët vetëm në automjete, edhe për pak minuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos