Një ngjarje e rëndë u regjistrua në plazhet tropikale të Bahamasit, ku një traget me turistë u përmbyt në mes të detit.
Momentalisht, raportohet se një turist i moshuar amerikan ndërroi jetën, teksa të gjithë të tjerët u shpëtuan.
Pamje të kësaj tragjedie në mes të detit u filmuan nga vetë pasagjerët, të cilat shfaqin momentet në ankth të turistëve të veshur me jelekë shpëtimi ndërsa hidheshin në det.
Pas disa momentesh në varkë nuk mbeti më askush teksa ajo u batua dhe u mbush me ujë, duke e bërë të pamundur lundrimin. (A2 Televizion)
@kellyswitz our ferry went down on our way to Blue Lagoon #shipwreck #boat #boatsinking #bluelagoon #bahamas #ferry ♬ original sound - Kelly Schissel