Tragjedi në minierën e Somës, 5 punëtorë humbin jetën pas shembjes

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 14:31 | Bota

Tragjedi në minierën e Somës, 5 punëtorë humbin

Pesë punëtorë kanë humbur jetën pas shembjes së një pjese të galerisë në një minierë në Soma, në provincën e Manisës, në perëndim të Turqisë.

Bilanci është konfirmuar nga Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), pas përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Në total, shtatë minatorë u nxorën nga miniera. Pesë prej tyre humbën jetën, ndërsa dy të tjerë u gjetën të gjallë. Njëri prej të mbijetuarve vijon të marrë trajtim në spital, ndërsa tjetri është liruar.

Fillimisht, autoritetet e Manisës raportuan për tre viktima, por bilanci u rrit më vonë në pesë pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit.

Pas shembjes, autoritetet ngritën një qendër për menaxhimin e krizës, ndërsa ekipet e emergjencës u angazhuan për nxjerrjen e punëtorëve dhe menaxhimin e situatës.

Pas tragjedisë, zyrtarë të lartë turq, mes tyre kryetari i Parlamentit, Numan Kurtulmuş, ministra dhe përfaqësues të presidencës, shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos