
Të paktën 15 foshnja humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një spital shtetëror në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit. Sipas raportimeve zjarri u shkaktua nga një defekt në sistemet e ajrit të kondicionuar. Zjarri nisi rreth orës 07:00 të mëngjesit në Institutin e Shkencave Mjekësore të Pakistanit, në katin e tretë të repartit të shëndetit të nënës dhe fëmijës.
Ky incident renditet ndër zjarret më vdekjeprurëse në spitale vitet e fundit në vend, ku shërbimi shëndetësor shtetëror subvencionohet, por objektet vuajnë nga mungesa e burimeve dhe mbingarkesa, ndërsa organet mbikëqyrëse shpesh i kanë kritikuar institucionet shtetërore për keqmenaxhim.
Në repart ndodheshin 16 të porsalindur kur shpërtheu zjarri; njëri prej tyre u shpëtua. Kryeministri i Pakistanit u ka kërkuar autoriteteve të kryejnë një hetim të menjëhershëm, njoftoi zyra e tij. (A2 Televizion)