
Ukraina duket se po e humbet ngadalë luftën kundër Rusisë. Kështu deklaroi ish-ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Ai paralajmëroi se Kievi ka një afat prej disa muajsh për të marrë vendime kyçe, të nevojshme për ta kthyer situatën në favor të tij.
“Besoj se tani jemi në një pikë kthese që do të përcaktojë trajektoren tonë të ardhshme, por duket sikur po humbasim gradualisht, ngadalë. Detyra jonë... megjithatë, ne kemi çdo mundësi për ta mundur Rusinë. Ta mundësh do të thotë ta fitosh luftën." Ka ende një dritare mundësish prej disa muajsh për t'i dhënë fund bllokadës logjistike dhe izolimit të Krimesë përmes goditjeve me rreze të mesme veprimi, si dhe për t'u përgatitur në përgjithësi për ciklin e ardhshëm teknologjik”, tha ai.
“Duke e ditur se si funksionon sistemi dhe duke e ditur se mund të bëjmë më shumë; duke pasur parasysh se – për të mos e tepruar – shumica e të gjitha politikave që lidhen me teknologjinë e luftës i janë propozuar Presidentit nga ekipi ynë; dhe duke pasur parasysh se ne ndërtuam nga e para një ushtri dronësh dhe shumë gjëra të tjera, mund të them me bindje se vetëm ndërgjegjja ime më shtyn përpara”. (A2 Televizion)