Tre shkencëtarë kanë fituar Çmimin Nobel në Kimi për zhvillimin e strukturave metalo-organike.
Fituesit janë Susumu Kitagawa nga Universiteti i Kiotos në Japoni, Richard Robson nga Universiteti i Melburnit në Australi dhe Omar M. Yaghi nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.
Nga viti 1901 deri në vitin 2024, u dhanë 116 Çmime Nobel në kimi. Tetë nga 197 fitueset e kimisë kanë qenë gra, përfshirë Marie Curie në vitin 1911.
Çmimi i kimisë i vitit të kaluar u nda midis David Baker, një biokimist në Universitetin e Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara, Demis Hassabis dhe John Jumper nga Google DeepMind, njësia e inteligjencës artificiale (IA) e gjigantit të teknologjisë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )