Siria është tronditur nga një sulm vdekjeprurës të organizuar nga mbështetësit e liderit të larguar, Bashar Al-Assad. Luftëtarët e lidhur me liderin e rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, organizuan një sulm vdekjeprurës ndaj forcave qeveritare. Autoritet besojnë se kjo është dhuna më të keqe kundër qeverisë që kur rebelët e udhëhequr nga islamikët morën pushtetin, shkruan A2 CNN.
Të paktën 13 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë në përleshjet në rajonin bregdetar të Jableh. Shefi rajonal i sigurisë tha se shumë anëtarë të forcave të sigurisë ishin vrarë dhe plagosur. Tre muaj që kur kryengritësit islamikë të udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham i Sharaa-s rrëzuan Asadin, përpjekjet për të ribashkuar Sirinë pas 13 vitesh luftë civile po përballen me një mori sfidash. Midis tyre janë deklarata e Izraelit se nuk do të tolerojë praninë e HTS në rajonin jugperëndimor pranë kufirit izraelit.
Tensionet kanë qenë veçanërisht të mprehta në rajonin bregdetar malor ku qeveria siriane ka dislokuar shumë nga forcat e saj dhe ku banorët raportuan se kishin dëgjuar të shtëna të forta në disa qytete dhe fshatra ndërsa tensioni u përhap.
Sulmi i së enjtes përfshiu disa grupe të milicive të lidhura me Asadin, të cilët synuan patrullat e sigurisë dhe pikat e kontrollit në zonën e Jableh dhe fshatrat përreth, tha shefi i sigurisë në provincën Latakia, nënkoloneli Mustafa Kunaifati.
Sulmi rezultoi me vdekjen e “shumë dëshmorëve dhe të plagosurve nga forcat tona”, shtoi ai në deklaratën e publikuar nga Ministria e Brendshme. Forcat e sigurisë kishin përvetësuar sulmin në fshat rreth Jableh, megjithëse përleshjet po vazhdonin brenda qytetit, shtoi ai. (A2 Televizion)