Tronditje në Tajlandë. Ish-deputeti vret ish-policin dhe e tregon live në Youtube

Nga Xhevahir Qardaku
10 Gusht 2026, 15:02 | Bota

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tajlandën. Një ish-deputet ka qëlluar për vdekje një zyrtar lokal në një provincë dhe më pas telefonoi prezentuesit e një programi që po transmetohej live në YouTube për të rrëfyer çfarë kishte bërë.

Çalong Reavraeng i tha prezantueses, që u shokua menjëherë, se kishte vrarë një ish-zyrtar të policisë jashtë zyrës së tij.

Ai kishte marrë një plagë në qafë dhe ka ndërruar jetë në spital, shkruan A2.

Shoferi i ish-zyrtarit mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Çalong u arrestua, por më pas u lejua që të mbante një konferencë për shtyp në stacionin e policisë ku tregoi çfarë ndodhi, ndërsa tymoste një cigare.

Autori theksoi se viktima ishte i tërbuar me të, por nuk specifikoi arsyen përse. Ndërsa më tej nënvizoi se nuk kishte dashur ta qëllonte duke e quajtur atë një “mik të mirë”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos