Trump bëhet Papë, stuhi kritikash për foton e postuar në profilin e tij

Nga Rosalba Bejdo
3 Maj 2025, 14:34 | Bota

Ndërsa bota i ka sytë nga Vatikani, në pritje të tymit të bardhë për pasuesin e Françeskut, Papa i ri prezantohet nga Uashingtoni. Presidenti Donald Trump postoi një imazh të gjeneruar me Inteligjencë artificiale të vetes së tij në veshjen papnore vetëm 11 ditë pas vdekjes së Françeskut.

Imazhi i postuar në rrjetin social Truth Social e tregon kreun e shtëpisë së bardhë me veshje të bardhë, kapele papnore dhe një kryq të madh të varur në qafë. Kjo vjen pasi presidenti tha me shaka se do të pëlqente të bëhej Papë kur e pyetën nëse do të donte të pasonte Papa Françeskun.

“Do të më pëlqente të isha Papa. DO të ishte zgjedhja ime numër një”, tha Trump.

Postimi që vjen pak ditë para mbajtjes së konklavës për zgjedhjen e Papës së ri, nxiti kritika te shumta ne rrjet. Shumë përdorues katolikë kanë kërkuar heqjen e fotos, që siç thonë tregon mungesë të theksuar respekti për liderin e kaluar dhe të ardhshëm të kishës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos