
Pas muajsh fyerjesh të ndërsjella, një takim i shumëpritur midis Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij kolumbian Gustavo Petro, është mbyllur me vlerësime të dyanshme.
Sipas Petros, të dy udhëheqësit diskutuan mundësinë e eksportimit të gazit venezuelian përmes Kolumbisë, si dhe interesat e përbashkëta në luftën kundër trafikut të drogës në rajon, përcjell A2CNN.
"Patëm një takim shumë të mirë", u tha Trump gazetarëve. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se po punonte për heqjen e sanksioneve të SHBA-së të vendosura ndaj Petros vitin e kaluar për shkak të akuzave për lidhje me tregtinë e drogës, të cilat presidenti majtist kolumbian i ka hedhur poshtë si "shpifje".
Më herët Trump e ka konsideruar udhëheqësin kolumbian një "njeri të sëmurë", ndërsa Petro kohët e fundit tha se presidenti amerikan po e bazonte politikën e tij të imigracionit “te nazizmi.” (A2 Televizion)