Trump dhe Emiri i Katarit nënshkruajnë marrëveshje për aviacionin dhe mbrojtjen

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 16:42 | Bota

Trump dhe Emiri i Katarit nënshkruajnë marrëveshje për

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një marrëveshje për aviacionin dhe mbrojtjen me Emirin e Katarit, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave të huaja, pasi zunë vendin në tryezë, një folës njoftoi se të dy udhëheqësit do të nënshkruanin një marrëveshje aviacioni për të blerë avionë nga Boeing i SHBA-së.

Marrëveshja tjetër është mbi mbrojtjen, e cila përfshin një deklaratë midis dy vendeve mbi qëllimet e tyre. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, bashkohet për të nënshkruar këtë marrëveshje.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Trump nënshkroi edhe një marrëveshje mbrojtjeje me Arabinë Saudite, me vlerë miliarda dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos