Presidenti rus Vladimir Putin sapo ka mbërritur në Anchorage të Alaskës, për të marrë pjesë në samitin SHBA-Rusi.
Homologu i tij amerikan, Donald Trump ateroi i pari në Alaska, 30 minuta para shefit të Kremlinit, por ende nuk ka zbritur nga Air Force One.
Trump ndodhet ende brenda avionit presidencial, aty ku Guvernatori Dunleavy dhe senatorët e Alaskës Murkowski dhe Sullivan kanë hipur për ta përshëndetur.
Ai duket se po pret që Putini të ulet përpara se të zbresë. Do të ketë një shtrëngim duarsh mes tyre pas tabelës "ALASKA 2025", të vendosur së bashku me tapetin e uq, në të dyja anët e të cilit janë katër avionë luftarakë amerikanë. (A2 Televizion)