Menjëherë pas deklaratave të Friedrich Merz ka ardhur reagimi i Presidenti të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka përsëritur kritikat e tij ndaj kancelarit gjerman, raporton A2CNN.
Me anë të një postimi në Truth Social, Turmp tha se, "kancelari gjerman duhet të kalojë më shumë kohë duke i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës ku deri më tani ka qenë plotësisht joefektiv! dhe duke rregulluar vendin e tij të shkatërruar".
Merz duhet të shpenzojë më pak kohë duke “ndërhyrë në punët e atyre që po eliminojnë kërcënimin bërthamor nga Irani dhe kështu po e bëjnë botën, përfshirë Gjermaninë, një vend më të sigurt!”, tha Trump.
Kritikat e Kancelarit për luftën në Iran kishin shkaktuar zemërimin e Presidentit të SHBA-së. Në përgjigje, Presidenti ngriti mundësinë e reduktimit të numrit të trupave amerikane në Gjermani të mërkurën. Një vendim do të merret "së shpejti", deklaroi Trump në shërbimin e tij online "TruthSocial". (A2 Televizion)