Trump paralajmëron ulje të trupave në Gjermani, tensione të forta me kancelarin Merz

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 18:45 | Bota

Trump paralajmëron ulje të trupave në Gjermani, tensione të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane të vendosura në Gjermania, duke shtuar pasiguritë mbi praninë ushtarake amerikane në Evropë.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se një vendim përfundimtar për numrin e trupave do të merret në vijim. Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të rritura me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, i cili së fundmi ka kritikuar ashpër qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit me Iranin.

Merz akuzoi Uashingtonin për mungesë strategjie dhe sugjeroi se SHBA-të janë “poshtëruar” nga negociatorët iranianë. Nga ana tjetër, Trump reagoi menjëherë duke e sulmuar kancelarin gjerman, duke thënë se ai “nuk e di për çfarë po flet” dhe duhet të fokusohet më shumë në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Aktualisht, SHBA-të kanë mbi 36,000 trupa të vendosura në Gjermani, duke e bërë atë praninë më të madhe ushtarake amerikane në Evropë. Një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhet në bazën ajrore Ramstein, një nyje strategjike për operacionet e NATO-s.

Kjo nuk është hera e parë që Trump propozon shkurtimin e trupave në Gjermani. Një plan i ngjashëm në vitin 2020 për të zhvendosur rreth 12,000 ushtarë u bllokua nga Kongresi dhe më pas u anulua nga ish-presidenti Joe Biden. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos