Trump: Irani ka lejuar kalimin e 10 cisternave të naftës përmes Hormuzit

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 17:14 | Bota

Trump: Irani ka lejuar kalimin e 10 cisternave të naftës përmes

Irani ka lejuar kalimin e 10 cisternave të naftës përmes Ngushticës strategjike të Hormuzit si një “dhuratë” për të treguar seriozitet në negociatat për përfundimin e luftës, ka deklaruar Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, raporton A2CNN. 

Duke iu referuar komenteve të tij të mëhershme për një “dhuratë” nga Teherani, Trump tha se Irani lejoi fillimisht tetë “anije të mëdha nafte” të kalonin në fillim të javës, ndërsa më pas edhe dy të tjera.

Sipas tij, mes cisternave kishte edhe anije që mbanin flamurin e Pakistanit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha më herët se lidershipi i Tehranit po lutet për të bërë një marrëveshje, duke shtuar se “nuk e di nëse jemi të gatshëm ta bëjmë këtë gjë”.

Një sulm ajror izraelit dyshohet se ka vrarë komandatin e marinës së Gardës Revolucionare Islamike, Alireza Tangsiri, thonë SHBA-të dhe Izraeli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos