Trump: Jam i vetmi President i SHBA që nuk i kam dorëzuar asnjë tokë ukrainase Putinit

Nga A2 CNN
3 Mars 2025, 14:37 | Bota

Trump: Jam i vetmi President i SHBA që nuk i kam dorëzuar asnjë

Presidenti Donald Trump ka thënë se ai është i vetmi President amerikan që nuk i ka dorëzuar asnjë tokë ukrainase Vladimir Putinit.

Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri përmes një postimi në Truth Social, ku tha: "Mos e harroni këtë, kur dëgjoni kritikat e dobëta e të paefektshme të demokratëve dhe Fake News që ata i nxjerrin me kënaqësi!"

Trump: Jam i vetmi President i SHBA që nuk i kam dorëzuar asnjë

Por faktet thonë se nuk ka presidentë amerikanë që t'i kenë dhënë ndonjëherë ndonjë tokë ukrainase Rusisë së Vladimir Putinit, shkruan A2 CNN.

Trump u përplas me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, ku i tha atij se po luan bixhoz me luftën e tretë botërore.

Pas përplasjes, marrëveshja e paralajmëruar e mineraleve mes SHBA e Ukrainës nuk u firmos dhe nuk u arrit asgjë për paqen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos