Donald Trump i shkruan BBC duke kërcënuar zyrtarisht me aksion ligjor lidhur me montazhin e dy pasazheve të ndara të fjalimit të tij të vitit 2021 në një dokumentar; një veprim ky i bërë për të fuqizuar idenë se republikani i kishte kërkuar mbështetësve të tij të sulmonin Capitol Hill.
Një stuhi e vërtetë ka përfshirë median britanike, teksa drejtori i përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoresha e lajmeve, Deborah Turness, u dorëhoqën të dielën në mbrëmje, pasi një memo e bërë publike kritikonte dokumentarin mbi Presidentin.
Memo-ja e shkruar nga ish-këshilltari i BBC, Michael Prescott, pretendonte se programi kishte montuar së bashku dy pjesë të fjalimit, në mënyrë që Presidenti të dukej sikur inkurajonte manifestuesit në janar të 2021, shkruan A2.
Dorëheqja e dy drejtuesve të lartë të BBC ka ngacmuar edhe më shumë Presidentin amerikan që tani kërkon një dëmshpërblim prej një miliardë dollarësh. Përfaqësuesit ligjor të Presidentit u kanë dërguar një letër rrjetit televiziv duke i dhënë afat deri në 14 nëntor për përmbushjen e kërkesës.
Ndërkohë, kryetari i bordit drejtues të BBC, Samir Shah, ka kërkuar falje, siç tha, për “gabim në gjykim” lidhur me mënyrën se si ishte montuar fjalimi i Donald Trump.
(A2 Televizion)
