Trump kërcënon Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 17:03 | Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin

"Nëse ndonjë nga 'anijet e shpejta' i afrohet sadopak bllokadës sonë, ajo do të eliminohet menjëherë”. Kështu është shprehur Donald Trump në një tjetër reagim në rrjetin e tij social Truth, duke theksuar se do të përdorë të njëjtën metodë eliminimi si me tregtarët e drogës me anijet në det.

Trump pretendoi gjithashtu se marina iraniane është rëndë e goditur, ndërsa paralajmëroi se edhe anijet e vogla të sulmit nuk do të tolerohen nëse afrohen pranë zonave të kontrolluara.

“Marina e Iranit është në fund të detit, plotësisht e shkatërruar - 158 anije. Ajo që nuk kemi goditur është numri i tyre i vogël i atyre që ata i quajnë "anije sulmi të shpejtë", sepse nuk i konsideronim shumë kërcënim. Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem vrasjeje që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anije në det. Është i shpejtë dhe brutal. PS 98.2% e drogës që hyn në SHBA nga oqeani ose deti janë ndaluar! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos