Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 16:07 | Bota

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në Shtetet e Bashkuara.

"Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund!" shkroi ai në një postim në mediat sociale të premten. Ai tha se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 qershor.

Njoftimi shënon një përshkallëzim të luftës tregtare të Trump me BE-në. Ai fillimisht propozoi një tarifë prej 20% për shumicën e mallrave të BE-së, por e përgjysmoi atë në 10% deri më 8 korrik për të lënë kohë për bisedime.

Presidenti kërcënoi gjithashtu të vendoste një taksë importi prej "të paktën" 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në Amerikë.

"Kohë më parë e kam informuar Tim Cook të Apple se pres që iPhone-t e tyre që do të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prodhohen dhe ndërtohen në Shtetet e Bashkuara, jo në Indi apo ndonjë vend tjetër", tha Trump, shkruan A2 CNN.

"Nëse nuk është kështu, një tarifë prej të paktën 25% duhet t'u paguhet SHBA-ve nga Apple", shtoi ai, shkruan A2 CNN.

Analistët thanë se mbetet për t’u parë nëse kërcënimet do të shndërrohen në realitet.

Një tarifë është një taksë e brendshme që vendoset mbi mallrat sapo ato hyjnë në një vend, në përpjesëtim me vlerën e importit dhe paguhet nga biznesi që i importon ato.

Që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka vendosur dhe kërcënuar me tarifa të ndryshme për mallrat nga vende të ndryshme të botës, të cilat ai i sheh si një mënyrë për të nxitur prodhimin amerikan dhe për të mbrojtur vendet e punës nga konkurrenca e huaj.

Perspektiva e vendosjes së tarifave më të larta për importet në SHBA ka tronditur shumë liderë botërorë, sepse do ta bëjë më të shtrenjtë dhe të vështirë për bizneset të shesin mallra në ekonominë më të madhe në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos