Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave për të realizuar detyrat e tij të përditshme.
Krerët e Kishës Katolike kryesisht përdorin një 'makinë parade' të hapur Mercedes G-Class si automjetin e tyre zyrtar, por flota përfshin edhe shumë modele të tjera si një Dacia Duster i modifikuar, një Toyota Mirai dhe një Fiat 500 L, me këtë të fundit që ka qenë e preferuara e të ndjerit Papa Françesku.
Papa Leoni XIV ka zgjedhur sakaq një automjet tip “Volkswagen” për detyrat e tij të përditshme. Është një model Multivan, që duket si një 'hotel luksoz mbi rrota'.
Furgoni i Volkswagen, i disponueshëm edhe në një version me një bazë të zgjatur midis rrotave, bazohet në platformën modulare MQB dhe është 1.94 metra i gjerë, 4.97 metra i gjatë dhe 1.90 metra i lartë.
Marka gjermane e përshkruan atë si një 'dhomë ndenjeje mbi rrota', dhe falë opsioneve të ndryshme të ulëseve e hapësirës së madhe të bagazheve, është i përshtatshëm për një sërë skenarësh lëvizshmërie.
Vëmendje të veçantë meritojnë sediljet e rehatshme, në konfigurimin bazë të rregulluara në mënyrë që dy në rreshtin e dytë të jenë përballë tre në rreshtin e tretë, në mënyrë që të hapet një tavolinë shumëfunksionale midis tyre. Çmimi për një automjet të tillë është është 50,934 euro.
Automjetet e krerëve të Kishës Katolike, të njohura si Popemobiles, kanë evoluar me kalimin e viteve, duke reflektuar si preferencat personale ashtu edhe nevojat e sigurisë të secilit Papë. Nga automjetet e hapura që lejonin kontakt më të ngushtë me besimtarët te modelet e blinduara dhe miqësore me mjedisin, çdo zgjedhje kishte avantazhet e veta.
Zgjedhja e Papës për Volkswagen Multivan vë në fokus teknologjitë moderne dhe efikasitetin, ndërsa përdorimi i një sistemi hibrid thekson shqetësimin mjedisor. (A2 Televizion)