
Trumpi ka theksuar se Izraeli nuk e bindi atë të sulmonte Iranin, pas raportimeve në media se Netanyahu kishte ndikuar në vendimin e presidentit amerikan dhe pas kritikave nga komentuesit e krahut të djathtë.
“Izraeli kurrë nuk më mbushi mendjen për luftën me Iranin; rezultatet e 7 tetorit, të shtuara mbi opinionin tim se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore, e bënë këtë,” shkroi Trump në rrjetet sociale.
Populli amerikan është shprehur kundër ndërhyrjes amerikane në Gjirin Persik, duke theksuar më tepër një politikë izolacioniste, të cilën e premtonte edhe Trump në betejën elektorale.
Mbështetja ndaj Izraelit ka ndikuar në rënien e popullaritetit të Trump në SHBA. (A2 Televizion)