Izraeli fillon zbatimin e ligjit për ekzekutimin e palestinezëve, BE: Legjislacionin thellësisht shqetësues

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 16:19 | Bota

Izraeli fillon zbatimin e ligjit për ekzekutimin e palestinezëve, BE:

Përgatitjet për zbatimin e ligjit të ri të Izraelit për dënimin me vdekje kanë filluar tashmë.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Ben-Gvir, është mburrur se po ndërtohet një krah i ri burgu ku do të kryhen ekzekutimet, dhe janë porositur tashmë uniforma të reja “të kuqe” për të burgosurit palestinezë.

Kur projektligji u miratua nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Knessetit në fund të muajit të kaluar, një zëdhënës i BE-së për çështjet e jashtme e përshkroi legjislacionin si “thellësisht shqetësues” dhe rikonfirmoi kundërshtimin e bllokut ndaj dënimit me vdekje në çdo rrethanë.

Por në të njëjtën deklaratë, BE-ja vlerësoi qëndrimin e supozuar “parimor të mëparshëm” të Izraelit, në përputhje me detyrimet e tij sipas të drejtës ndërkombëtare, si dhe angazhimin e tij ndaj parimeve demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos