Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2026, 16:19 | Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të zbatimit të marrëveshjeve të paqes, duke shprehur optimizëm për ecurinë e procesit.

Duke folur për gazetarët në margjinat e samitit të G7 në Francë, Trump e cilësoi marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit si të drejtë dhe të dobishme për të dyja palët.

“Kemi një marrëveshje që është e drejtë; është një marrëveshje e mirë”, tha presidenti amerikan.

Ai theksoi se procesi po kalon tashmë në një etapë të re, e cila sipas tij do të jetë më e lehtë për t’u zbatuar krahasuar me fazën e parë.

“Kalohet në një fazë të dytë, e cila mendoj se do të jetë në fakt më e lehtë”, u shpreh Trump.

Deklarata vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa vëmendja ndërkombëtare mbetet e përqendruar te zbatimi i marrëveshjes dhe ndikimi i saj në stabilitetin rajonal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos