Donald Trump po refuzon të tërhiqet sa i përket zgjedhjeve për kabinetin, mes kritikave që kanë nxitur një sërë emrash, me të cilët ka vendosur ti shpallë luftë establishmentit në Uashington… Gjatë ditëve në vazhdim do të mësohet nëse MattGaetz, Tulsi Gabbard, Pete Hegseth dhe Robert F. Kennedy Jr. do të konfirmohen në Senatin e ri të kontrolluar nga republikanët, në misionin për të mbrojtur sundimin e ligjit, komunitetin e inteligjencës, ushtrisë dhe shëndetin e mirëqenien e amerikanëve…
Secila prej zgjedhjeve po përballet me kritika sa i përket mungesës së ekspertizës dhe eksperiencën për të drejtuar departmantet e rëndësishme që do të kenë nën kontroll.
CNN raportoi të shtunën se Hegseth, i zgjedhuri i Trump si Sekretar i Mbrojtjes kishte paguar një grua që e kishte akuzuar atë për sulm seksual, përmes një marrëveshje që përfshinte një kaluzolë konfidencialiteti.
Prezantuesi i Fox News ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht gruan sipas avokatit të tij dhe nuk është akuzuar në ndonjë çështje kriminale.
Intriga thellohet edhe mbi një hetim të komsionit për etikën në dhomën e përfaqësuesesve, lidhur me Matt Gaetz, të cilin Trump e do në postin e Prokurorurit të Përgjithshëm.
Një avokat që përfaqëson dy prej dëshmitarëve në çështje tha se një prej klientëve të tij e kishte parë republikanin e Floridas që u dorëhoq nga Kongresi javën e kalaur, teksa kryente marrdhënie seksuale me një të mitur.
Gaetz mohon të ketë kryer ndonjë shkelje dhe ndaj tij nuk u ngritën akuza pas një hetimi të Departamentit të Drejtësisë. Polemika ka edhe mbi përshtatshmërinë e Gabbard për rolin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, për shkak të qëndrimeve të saj që ndonjëherë kanë amplifikuar propagandën e një prej kundërshtarëve kyc, Rusisë.
Po ashtu, ekspertë të lartë të shëndetësisë po ngrenë shqetësime për kualifikimin e Kendit, një skeptik i vaksinës për të mbrojtur përparimin mjekësor të disa gjeneratave në rolin e sekretarit të Departamentit të Shëndetësisë.
Por jo të gjitha zgjedhjet e Trump kanë nxitur debate. Ish-senatori i Floridas, Marco Rubio që pritet të shërbejë si sekretar i Shtetit është vlerësuar nga të dyja kahet e Kongresit.
(A2 Televizion)