
Donald Trump tha se SHBA do të fillojë bllokadën e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet iraniane nga e hëna, ora 14:00 (16:00 me orën e Tiranës), raporton A2CNN.
Komanda Qendrore e SHBA-së thotë se bllokada do të zbatohet në mënyrë të barabartë ndaj anijeve nga të gjitha vendet, megjithatë, forcat e saj “nuk do të pengojnë lirinë e navigacionit për anijet që kalojnë Gjirin e Hormuzit drejt dhe nga portet jo iraniane.”
Gardat Revolucionare të Iranit thonë se çdo anije ushtarake që afrohet në gji do të konsiderohet si shkelje e armëpushimit aktual dhe “do të trajtohet ashpër.”
Një raport i "Wall Street Journal" thotë se Trump po konsideron rifillimin e sulmeve ajrore ndaj Iranit. Shtëpia e Bardhë i tha BBC-së se të gjitha opsionet janë në tryezë, por gjithashtu shtoi se kushdo që i thotë gazetës se di çfarë do të bëjë Trump më pas, “thjesht po spekulon.”
Trump tha se Irani ende dëshiron të ndjekë ambiciet e tij bërthamore, duke premtuar se SHBA do të sigurojë që “Irani nuk do të ketë një armë bërthamore.”
Rënia e bisedimeve për paqe dhe rritja e çmimeve të naftës kanë goditur ekonominë globale, çmimi i naftës tani është mbi 100 dollarë për fuçi. (A2 Televizion)