
Nga tranzicioni në Venezuelë te paralajmërimet për Kolumbinë dhe Kubën! Pesë pikat kryesore të konferencës së Trump pas kapjes së Maduros
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një konferencë për mediat, ku dha detaje mbi sulmin e SHBA-së ndaj Venezuelës dhe rrjedhën e operacionit që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas Maduro.
Sipas mediave të huaja, gjatë fjalës së tij, Trump paralajmëroi Kubën dhe Kolumbinë për përfshirjen e tyre në aktivitetet kriminale në rajon.
Ai akuzoi liderin kolumbian Gustavo Petro për prodhimin e kokainës dhe u kërkoi qeverive të dy vendeve të jenë të kujdesshme, shkruan A2 CNN.
Trump theksoi se qëllimi është të krijohet stabilitet në rajon dhe të rivendoset “pushteti amerikan në Hemisferën Perëndimore”.
Marco Rubio tha se qeveria komuniste kubane gjithashtu duhet të jetë e shqetësuar, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)