Një mundësi që do të ishte padyshim një nga transferimet më të bujshme për futbollin shqiptar! Elseid Hysaj lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester United.
Sipas raportimeve të mediave, drejtuesit e klubit anglez kanë identifikuar mbrojtësin kuqezi si një alternativë për të përforcuar të dy krahët e mbrojtjes.
Jason Wilcox, drejtuesi i futbollit te United, thuhet se e vlerëson profilin e 32-vjeçarit, ndërsa trajneri Mauricio Pochettino raportohet se ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje, shkruan A2.
Hysaj aktualisht është lojtar i lirë, pas përfundimit të aventurës me Lazion, dhe po stërvitet me Empolin për të ruajtur formën fizike.
Paraqitjet e fundit me Shqipërinë, ku shënoi edhe në fitoren ndaj Bjellorusisë, duket se kanë rikthyer vëmendjen te mbrojtësi shkodran.
Megjithatë, për momentin bëhet fjalë për raportime mediatike dhe jo për një marrëveshje të konfirmuar. (A2 Televizion)