Pjesë e formacionit më të mirë, Elseid Hysaj mes më të mirëve në Ligën e Kombeve

Nga Dea Kozma
20 Nëntor 2026, 12:20 | Futboll

Hysaj mes yjeve të Europës, shqiptari në formacionin ideal të Nations League! Një vlerësim që vjen nga statistikat dhe që konfirmon paraqitjet pozitive të Elseid Hysajt me fanellën kuqezi. Mbrojtësi shqiptar është përfshirë në formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, të përzgjedhur nga platforma e njohur ËhoScored.

Shkodrani ka marrë notën mesatare 7.65, duke siguruar vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes. Por ajo që e bën këtë përzgjedhje edhe më të veçantë është shoqëria në të cilën gjendet Hysaj.

Në këtë 11-she janë emra të përmasave botërore si Harry Kane, Lamine Yamal, Jude Bellingham, Kevin De Bruyne dhe Michael Olise. Hysaj e mbylli fazën e grupeve me një gol dhe dy asistime, duke qenë një nga protagonistët e Shqipërisë, që siguroi vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos