
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar për t’i marrë 600 mijë lekë, të cilat pretendonte se i kishte borxh.
Në operacionin “Pretendimi”, policia arrestoi Daniel Damzin, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij sekuestroi një pistoletë, municion luftarak dhe një sasi kokaine.
Për të njëjtin motiv, është proceduar penalisht edhe babai i të arrestuarit, 45-vjeçari Sh. D., i cili dyshohet se ka kanosur me fjalë 31-vjeçarin.
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 3, operacioni i koduar “Pretendimi”.
Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për t’i marrë borxhin, arrestohet 20-vjeçari.
Procedohet penalisht, gjithashtu për kanosje, babai i tij.
Sekuestrohen pistoleta me të cilën dyshohet se u krye kanosja, municion luftarak dhe sasi Kokaine.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, për administrimin e kallëzimit të një 31-vjeçari, se ishte kanosur me armë zjarri, për dhënien e një shume parash, u finalizua operacioni i koduar “Pretendimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi D. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.
20-vjeçari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, 31-vjeçarin, për t’i marrë 600 000 lekë që pretendon se ky i fundit ia ka borxh. Nga kontrolli në banesën e shtetasit të arrestuar, u gjetën armë zjarri (pistoletë) me municion dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e 20-vjeçarit, shtetasin Sh. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, 31-vjeçarin, për të njëjtin motiv.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme. (A2 Televizion)