"Skema" në postën e Durrësit, avokati: Vjedhja deri në 4 mln euro, dyshime për fondet e tërmetit

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
20 Nëntor 2026, 12:36 | Kronikë

Vjedhjet në filialin e postës së Durrësit dyshohet se kanë vijuar prej vitesh nga një grup i mirëorganizuar me mbështetje politike dhe që drejtoreshën e arrestuar Elisabeta Mataj e përdorën si kamuflim për të mos zbuluar autorët e vërtetë të kësaj skeme.

Kështu është shprehur avokati i Elisabeta Matajt, Ilia Ilia sipas të cilit merita për zbulimin e këtij grupi i takon klientes së tij dhe natyrisht revizionit konkret të bërë nga drejtoria e përgjithshme e postës shqiptare.

Aktualisht dosja hetimore për vjedhjet e konstatuara në filialin e postës së Durrësi i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme SPAK, pasi ka dyshime se në të mund të jetë të implikuar persona që gëzojnë imunitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos