Në një postim pak çaste më parë në platformën e tij “Truth Social”, presidenti amerikan Donald Trump ka shkruar se beson se Kina do të arrijë një marrëveshje për tarifat e mundshme prej 104% që SHBA ka kërcënuar të vendosë.
Sipas mediave të huaja, ai shkruan: "Kina gjithashtu dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ata nuk dinë si ta fillojnë atë. Ne presim thirrjen e tyre. Do të ndodhë!".
Trump shton se sapo ka folur me presidentin në detyrë të Koresë së Jugut për tarifat, shkruan A2 CNN.
“Ne folëm për tepricën e tyre të jashtëzakonshme dhe të paqëndrueshme, tarifat, ndërtimin e anijeve, blerjen në shkallë të gjerë të LNG-së amerikane, sipërmarrjen e tyre të përbashkët në një gazsjellës në Alaskë dhe pagesën për mbrojtjen e madhe ushtarake që i ofrojmë Koresë së Jugut”, shkruan presidenti amerikan.
Ai shton se një ekip nga Koreja e Jugut është nisur për në Uashington për të negociuar mbi një marrëveshje dhe gjërat sipas tij, po duken mirë. (A2 Televizion)