Trump po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 15:41 | Bota

Trump po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë

Presidenti Donald Trump thotë se po shqyrton sanksione dhe tarifa të reja ndaj Rusisë, pas një vale sulmesh brenda natës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: "Bazuar në faktin se Rusia po 'godit' absolutisht Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke konsideruar fuqimisht sanksione bankare në shkallë të gjerë, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe marrëveshja përfundimtare për paqe. Për Rusinë dhe Ukrainën, kthehuni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!".

Kjo vjen pasi Ukraina thotë se përdori avionët Mirage të prodhimit francez për herë të parë për të zmbrapsur një sulm brenda natës në infrastrukturën e saj energjetike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos