Trump premton 90 dollarë për mbi 20 milionë amerikanë, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit

Nga A2 CNN
3 Tetor 2026, 21:00 | Bota

Trump premton 90 dollarë për mbi 20 milionë amerikanë,

Presidenti Donald Trump ka njoftuar një pagesë prej 90 dollarësh për më shumë se 20 milionë amerikanë të regjistruar në Medicare, në një njoftim që vjen në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, pagesat do të financohen nga Medicare Improvement Fund dhe shumica e përfituesve do t’i marrin përmes depozitimit direkt në fillim të tetorit, ndërsa të tjerëve do t’u dërgohet çek.

Njoftimi është pjesë e një serie premtimesh financiare të Trump përpara zgjedhjeve të mesmandatit, ku kontrolli i Kongresit është në garë.

Trump ka premtuar gjithashtu një pagesë prej 5 mijë dollarësh për qytetarët e rritur amerikanë, nëse republikanët ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit pas zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos