Turistët s’kanë pse paguajnë, 15 muzetë kombëtare të Anglisë gjithmonë falas

Nga Luela Myftari
3 Tetor 2026, 15:40 | Bota

British Museum, Tate, National Portrait Gallery dhe National Museums Liverpool, do të vijojnë të mbeten falas për vizitorët e huaj. Pas një shqetësimi të ngritur në rrjetet sociale ku turistë të huaj tregonin se po paguanin në muzetë e Londrës, shqetësim që ka ngjallur edhe debate në qeverinë ballkanike, vetë sekretarja për kulturën Lisa Nandy ka konfirmuar se jo vetëm këto institucione janë falës por edhe të gjithë muzetë kombëtarë të Mbretërisë së Bashkuar.

15 muzetë kombëtare të sponsorizuara nga Departamenti për Kulturën, Mediat dhe Sportin nisën të ofrojnë hyrje falas më 1 dhjetor 2001, gjatë qeverisjes laburiste dhe Nandy tha se kjo politikë synon t’i mbajë muzetë të hapur dhe të qasshëm për të gjithë, duke i cilësuar koleksionet publike si pjesë të rëndësishme të historisë së përbashkët. Sipas saj, hyrja falas duhet të vazhdojë “përgjithmonë”, në mënyrë që publiku të ketë mundësi të vazhdueshme të shijojë dhe të mësojë nga koleksionet kombëtare.

Deklarata i jep fund muajve të diskutimeve rreth mundësisë që turistët ndërkombëtarë të paguanin një tarifë hyrjeje. Debati ishte zhvilluar në një periudhë kur institucionet kulturore të financuara nga fondet publike po përballen me presione financiare dhe diskutime më të gjera për financimin e sektorit të kulturës në Britani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos