Përgjigjet te ‘Flamingo’, Rama: Zbulojmë dosjen për Sazan-Zvërnecin, së shpejti dhe Kayo

Nga Anesti Barjamemaj
3 Tetor 2026, 19:04 | Politikë

Përgjigjet te ‘Flamingo’, Rama: Zbulojmë dosjen për

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë portalin “Pasqyra e Flamingos”, ku do të publikohen dokumente zyrtare, relacione dhe përgjigje për çështje të debatuara publikisht.

Më shumë se një muaj pasi e kishte paralajmëruar në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Rama prezantoi platformën, duke nisur me dokumentet për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit.

Emri i portalit lidhet me protestat e nisura më 31 maj, ndërsa dosja e Sazanit dhe Zvërnecit është dokumentacioni i parë i publikuar në platformë.

Rama tha se në “Pasqyrën e Flamingos” do të publikohen të plota dokumentet shtetërore, relacionet dhe përgjigjet zyrtare për çështjet që kanë ngjallur debat.

Pas dosjes së Sazanit dhe Zvërnecit, pritet të publikohen edhe dokumente që lidhen me KAYO-n, ndërsa veprimtaria e kësaj kompanie është gjithashtu pjesë e një hetimi të SPAK. Në kuadër të hetimeve, BKH ka zhvilluar kontrolle në institucione shtetërore, ambiente private dhe në banesën e biznesmenit Ron Yeffet.

Drejtuese e “Pasqyrës së Flamingos” do të jetë gazetarja Jonida Shehu, e cila prezantoi mënyrën se si funksionon platforma dhe shpjegoi sistemin e publikimit të pyetjeve dhe përgjigjeve zyrtare. Ajo bëri edhe leximin e parë të dokumentacionit të publikuar për Zvërnecin.

Në përfundim, Rama deklaroi se synimi është që “Pasqyra Albania” të shndërrohet në një portal ligjor për të gjitha institucionet shtetërore, duke ofruar dokumente dhe përgjigje zyrtare për çështjet që lidhen me veprimtarinë e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos