Alarm në SHBA, avioni me 6 persona zhduket mbi Atlantik, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Nga A2 CNN
3 Tetor 2026, 18:00 | Bota

Alarm në SHBA, avioni me 6 persona zhduket mbi Atlantik, nis operacioni i

Alarm në brigjet e Massachusetts, pasi një avion Gulfstream G100 me gjashtë persona në bord ka humbur kontaktin me kontrollin ajror gjatë fluturimit nga Bermuda drejt Bostonit.

Avioni, i cili dyshohet se përdorej për transport mjekësor, ishte nisur nga Bermuda dhe kishte destinacion aeroportin Logan të Bostonit. Kontakti me të u ndërpre në orët e para të së shtunës, ndërsa zona kryesore e kërkimit është përcaktuar në ujërat pranë Nantucket.

Roja Bregdetare amerikane ka aktivizuar ekipet e kërkim-shpëtimit, duke angazhuar mjete ajrore dhe detare për të lokalizuar avionin dhe gjashtë personat që ndodheshin në bord.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se avioni po udhëtonte në një lartësi prej rreth 24 mijë këmbësh, përpara se të zbriste në rreth 11 mijë këmbë. Më pas, sinjali i tij u ndërpre.

Në zonën e kërkimit janë raportuar edhe kushte të vështira atmosferike, me një stuhi të fuqishme në trajektoren e fluturimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos