Trump: Shpëtuam nga ekzekutimi 8 protestuese gra në Iran. Reagon Tehrani

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 23:26 | Bota

Trump: Shpëtuam nga ekzekutimi 8 protestuese gra në Iran. Reagon

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se 8 protestuese gra janë shpëtuar nga ekzekutimi në Iran, pas kërkesës së drejtuar prej tij liderëve në Tehran, raporton A2CNN. 

Ndërkaq Irani ka reaguar në lidhje me pretendimet, duke u shprehur se nuk kishte patur asnjë vendim për ekzekutimin e grave në fjalë.

Presidenti amerikan shkroi në platformën e tij Truth Social se katër nga gratë do të lirohen menjëherë, ndërsa katër të tjerat do të vuajnë një muaj burg. Trump tha se e vlerëson Iranin dhe liderët e tij për respektimin e kërkesës së tij. Kërkesa e shefit të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me gratë protestuese u bë të marten, ku Trump theksoi se lirimi i tyre “do të ishte një fillim i shkëlqyer për negociatat”.

Agjencia e lajmeve Mizan, e drejtuar nga sistemi gjyqësor iranian, tha se Trump ishte mashtruar nga “lajme të rreme” të përhapura nga media opozitare “armiqësore”, duke shtuar se disa prej grave janë liruar tashmë, ndërsa të tjerat përballen me akuza që nuk parashikojnë dënimin me vdekje.

Irani ka ekzekutuar dhjetra persona që nga fillimi i luftës, përfshirë disa të akuzuar për spiunazh për llogari të Izraelit dhe të tjerë për përfshirjen e tyre në protesta kundër qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos