Trump vlerëson BE-në për vendimin për tarifat: Do të trajtohen në bllok, jo si shtete individuale!

Nga A2 CNN
10 Prill 2025, 21:04 | Bota

Trump vlerëson BE-në për vendimin për tarifat: Do të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se Bashkimi Europian mori vendimin e duhur që pezulloi kundër-tarifat ndaj SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, Trump tha se BE po trajtohet si një bllok i vetëm kur bëhet fjalë për tarifat dhe jo si vende individuale.

Trump tha se vlerëson BE-në që sipas tij është "shumë e ashpër, por shumë e zgjuar", duke thënë se ata vendosën të "përmbahen pak" me hakmarrjen e tyre, pasi panë sesi Trump e trajtoi Kinën.

"Ata vendosën të përmbahen. Mendova se ishin shumë të zgjuar," shtoi Trump, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se ditën e djeshme Trump pezulloi tarifat e vendosura një javë më parë për shumë vende të botës dhe i zëvendësoi ato me një tarifë bazë 10 %. Nga kjo lëvizje nuk u prek vetëm Kina, ndaj të cilës Trump vendosi tarifa që shkojnë në 45 %. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos