Trupa europiane në Ukrainë? Lavrov: Rusia do të kundërpërgjigjet menjëherë, Iluzione se Rusia mund të mposhtet

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2025, 11:34 | Bota
Trupa europiane në Ukrainë? Lavrov: Rusia do të

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se Moska do të përgjigjet nëse vendet europiane vendosin trupa në territorin e Ukrainës. Sipas agjencive ruse Ria dhe Tass, Lavrovi deklaroi se Rusia “nuk ka asnjë synim të hyjë në luftë me Evropën”, por është e gatshme të reagojë ndaj çdo dislokimi ushtarak europian pranë kufijve të saj.

Shefi i diplomacisë ruse kritikoi Bashkimin Europian, duke e akuzuar për “verbëri politike pa shpresë” dhe për iluzione se Rusia mund të mposhtet në fushën e betejës.

Ndërkohë, nga Moska kanë mbërritur edhe kritika të reja ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u shpreh se deklarata e Zelenskyt për mbajtjen e zgjedhjeve nëse Perëndimi garanton sigurinë, “duket si një skenë nga teatri i kukullave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos